Buffon: Nuk është e vërtetë që ne nuk e ndjekim Pirlon

20:44 | 12 Maj 2021

Marketing

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se nuk është e vërtetë që skuadra nuk e mbështet trajnerin Andrea Pirlo.

Tekniku italian ka pasur probleme në sezonin e parë te “Zonja e Vjetër”, me spekulimet që thonë se ka humbur besimin e lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Buffon i ka mohuar këto spekulime.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk e ndjekim Pirlon. E thashë këtë sepse jemi çdo ditë në fushë dhe stërvitemi me të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus mbetet në garë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/