Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon pavarësisht moshës është duke vazhduar të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

43-vjeçari ka fituar shumë trofe, duke përfshirë edhe Kupën e Botës, por ende s’ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin ëndërron ta fitojë me “Bianconerët”, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, italiani është pyetur lidhur me pensionimin, derisa tha se maksimumi do jetë viti 2023, por ekziston mundësia që të pensionohet edhe pas katër muajve.

“Në kokën time, vërtet është ndalesa përfundimtare, që është qershori i 2023”.

“Ky është maksimumi, vërtetë maksimumi. Por, unë mund të ndalojë së luajturi edhe pas katër muajve”, u shpreh ai.

Këtë edicion, Buffon ka bërë 10 paraqitje, duke mbajtur portën e paprekur gjashtë herë dhe pranuar vetëm pesë gola.