Bufon për kthimin në Juventus: “S’mund ta refuzoja ftesën nga Zonja”

Gianluigi Buffon ka thënë se kthimi në Juventus “është konfirmim se jeta është e jashtëzakonshme”, derisa shtoi se s’mund t’i thoshte jo “ftesës së Zonjës”.
Buffon është kthyer në Juve një vit pasi u largua për Paris Saint-Germain.

Marketing

Gardiani veteran është shumë i lumtur që është kthyer siç ka thënë ai “në shtëpi”.
“Kur familja të thërret, mënyra e vetme për t’ju përgjigjur është ‘jam këtu’. Jam shumë i lumtur, po kthehem në vendin që e quaj shtëpi”, tha ai.

“Jam kthyer në Torino sepse mund të luaj rrolin tim. Jam kthyer sepse s’mund t’i thoni jo ftesës nga Zonja. Jam kthyer sepse kjo është shtëpia ime!”, tha mes tjerash Buffon.
Ky mund të jetë treni i fundit për Buffon që ta fitojë trofeun e shumëkërkuar, Ligën e Kampionëve. Ndoshta edhe mund t’ia dalë, duke e parë se sa shumë aktive është Juventusi në merkato.

Marketing