Bujar Osmani: BDI 20 vite veç fitore, 20 vite krenari

Ballina Maqedoni
Maqedoni
Bujar Osmani: BDI 20 vite veç fitore, 20 vite krenari
21/12/20190

Marketing

Bujar Osmani
– BDI sot mban kongresin e katër,
– Organizata më e sukseshme politike në trojet shqiptare ;
– 10 zgjedhje të fituara pa asnjë humbje,
– 20 vjetë përkushtim, disciplinë, rezultate e krenari;
– Organizatë që arriti ti bashkojë gjitha brezat në një mozaik të paparë funksional ndër shqiptarët;
– Me lider i cili me karakterin, urtësinë, edukatën dhe largëpamësinë e tij transformoi diskursin politik ndër shqiptarët.
– Organizatë që e sfidoi dhe demantoi perceptimin dhe mitin që shqiptarët preferojnë bajraktarizmin para organizimit funksional.
– Organizatë e cila duke dalë nga transformimi i Ushtrisë Çlirimtare trashëgoi edhe disciplinën dhe moralin fitimtar ushtarak që e bëri organizatën më vitale dhe më energjike në rajon;
Andaj i rekomandoj të rinjëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shkolle të jashtëzakonshme politike, ata që duan ta ndjejnë vrullin e një organizimi të veçantë politik, që dëshirojnë ti gëzohen fitoreve të njëpasnjëshme, që dëshirojnë të bëhen pjesë e një organizimi që ofron mundësi të barabarta për të gjithë, mos hezitoni, BDI sot hap kapitullin e njëzet viteve të ardhshme, BDI sot mban kongresin e katërt!