Nga gjashtë shtete rreth 2.700 ushtarë duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, me të cilën nga pesë qershori dhe deri më 9 korrik do të mbajnë stërvitje në teren “Goditje e vendosur”. Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ushtria e SHBA-së në këtë stërvitje do të marrin pjesë me 1.300 ushtarë, ndërsa Shqipëria me 25 ushtarë Bullgaria me 25 ushtarë, me 10 ushtarë merr pjesë Lituania dhe Mali i Zi pjesëmarrës do të jetë me 75 ushtarë.

Sot Stërvitjen “Goditje e Vendosur”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani e ndjek për së afërmi. Osmani në rrjetin social Facebook shkruan se duke siguruar stabilitet dhe siguri, krijojmë kushte për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, prosperitet dhe standarde cilësore për jetë.