Bujar Osmani në metropolet europiane në prag të vendimit të KE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili sot e nis vizitën në Stokholm është i vendosur se Maqedonia e Veriut do të merr datën për fillimin negociatave me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Sot me vizitën në Stokholm filloj turneun final në metropolet evropiane në prag të vendimit të madh të Këshillit Evropian në tetor. Vijojnë Brukseli, Berlini, Varshava por edhe Nju Jork dhe qendra të tjera politike. Mesazhi është një dhe i vetëm – Maqedonia e Veriut meriton, dhe prandaj do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian këtë vit!” ka shkruar Osmani