Bujar Osmani tregon çfarë ka thënë Nikos Kocijas për Ali Ahmetin (FOTO)

Zv. Kryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook ka postuar dy fotografi ku shihet në takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, njofton Aktuale.mk

Marketing

Osmani në përshkrimin e fotografive ka shkruajtur mbresat e ministrit grek të punëve të jashtme Nikos Kocias.

Zv kryeministri Osmani mes tjerash ka shkruar:

Kocias: “ Fjalët e mençura te Ali Ahmetit në takimet me të kanë qenë inspirim për të vazhduar procesin”

Ndërsa Osmani në vazhdimin e postimit të tij ka shkruar:

“ Kryetar, ia dolëm: e trasuam rrugën drejt NATO-së dhe BE-së. Nga sot ëndrra jonë nis të bëhet realitet! Dielli vërtet po lind në perëndim! Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë. Na presin edhe shumë sfida, por vendosmëria Juaj, zoti Kryetar na solli deri këtu, ndërsa urtësia e juaj do të na shpie deri tek suksesi final“ .

Le të na jetë me fat Kryetar dhe vazhdojmë!

 

Marketing