Bujar Selmani: Mos na merrni në qafë në emër të pseudopatriotizmit ditor!!

Shkruan:Bujar Selmani

Marketing

Cfare ndodhe nese nuk votohen ndryshimet Kushtetuese ne Parlament…?

Kujt i konvenon mosrealizimi i Marreveshjes se Prespes , edhe si pasoje e saje mosintegrimi i Maqedonise ne NATO e BE…?
Hapur kunder kesaj Marrveshje qe ne fillim ishte VMRO ja e Mickovskit edhe ato Partite Satelite te saj qe ashuqare e Ngrisin Flamurin Rus ne mes te Maqedonise…!

Kush prej Shqiptareve Sot-ne emer te pseudopatriotizmit ditor, e rrezikon integrimin e ketij Populli Shqiptare ne Maqedoni-ne NATO dhe BE…?

A vertete mendoni qe mund t‘ ju besoje dikush Juve Sot-qe keto manipulime ditore i beni per Shqiptari…?!- e keni shume gabim…!- Ju ne asnje moment nuk mund te beheni me Katolik se Papa…!, e dijme te gjithe kush ishit dje, edhe kush Jeni Sot…! Asnjehere me asnje fakt e argument nuk do te mundeni ti deshmoni askujt qe Juve ju tangon Ceshtja Kombetare me shume se te tjereve, me shume se atyre qe me gjak e mbrojten dinjitetin dhe krenarine Kombetare-atehere kur e lypi momenti dhe nevoja, atehere kur shumica prej jush rreziteshit ne Plazhet e Turqise…!

Mos harroni se qe nga themelimi i juaj si Subjekt Politik ne Maqedoni-me teper ne ballin tuaj hapur e qarte shihej Flamuri Turk e Baba Erdogan…!, sesa Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjen Dykrenare te Skenderbeut…! Kam shume gjera per t‘ ua thene, por tani nuk eshte vendi dhe koha…!

Mos e ndihmoni djallin…!,mos coni Uje ne Mulli te VMRO se, Rusise e Serbise…!, sepse prej tyre nuk kemi pare hajer, drite e te mira asnjehere ne si Shqiptare ne Maqedoni…!

Bashkohuni me gjithe Subjektet tjera Politike Shqiptare, Votoni si nje Trup i Vetem keto Ndryshime Kushtetuese…!, qe ky Popull edhe Ky Vend njehere e pergjithmone te integrohet ne NATO dhe BE-Aty ku gjenetikisht edhe Historikisht Shqiptaria e ka vendin…!

Te nderuar mos luani me Fatin e Kombit dhe Vendit per interesa tuaja personale financiare e politike…!, mos na merrni ne qafe ne emer te pseudopatriotizmit ditor…!, sepse do t‘ ju denoje Historia…!

Dhashte Zoti qe te mbledhni vehten, te mbusheni me mend me kohe edhe perskaj te gjitha ketyre turbullirave, fundi i kesaj pune te jete frytedhenes dhe i sukseseshem…!!!

Zoti e bekofte Shqiptarine…!!!