Bujqit në rajonin e Pollogut kërkojnë mbështetje dhe kushte më të mira nga shteti

Bujqit në rajonin e Pollogut përballen me mungesa të shumta gjatë procesit të punës, ata ankohen se nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme, nuk ka treg ku prodhimet e tyre mund di plasojnë, dhe për momenti nuk i mbulojnë as shpenzimet elementare.

Marketing

Ata shprehen se nuk kanë përkraheje të mjaftueshme nga shteti,dhe atë përkrahje që kanë nga subvencionet nuk lëshohen në rregull.

“Nuk kemi përkrahje nga shteti si buqi ose si blegtor, nuk kemi çmime të afrueshme të duhura nga vitet e 90 deri 2019-të 140 denar ka qenë kilogrami i qengjit. Vështir është të përballojmë pasi gjithçka është në rritje të çmimeve drithërat ,ndërsa te puna e blegtorisë nuk ka rritje as gjë. Subvencionet jepen në kohë deri atëherë kurrë vinë të të dalë shpirti, atëherë na ringjallin”,shprehet bujku Ismail Mustafi.

“Me çmimet e qengjit, djathit,leshit nuk jemi të kënaqur aspak. As shpenzimet nuk na i mbulon as punëtorin nuk e mbulon e as vetveten si fermer, ti ndash 300 euro në muaj nuk mundesh. Subvencionet mirë janë po neve na duhet plasman,i mishit, i djathit, i qumështit i leshit ne ato nuk i kemi as pakë për momentin aspakë, nuk jemi të kënaqur as pakë zero”, theksoi bujku Refet Fidani.

Edhe përkundër ankesave të bujqëve se nuk kanë kushte,ministri i bujqësisë, Lupce Nikollovski,vazhdon të thotë se Maqedoni e Veriut është lidere në shfrytëzimin e programit IPARD.

“Përveç programeve nacionale me shumë masa zhvillimore sidomos për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, janë edhe masat nga programi IPARD që janë të rëndësishme për modernizim të bujqësisë për çka tanimë përgatiten thirrjet e reja. Ju rikujtoj se Maqedonia është lidere në regjion me shfrytëzimin e programit IPARD për vitin 2018 për dallim nga gjitha vendet tjera të regjionit”, shprehet ministri i bujqësisë Lupce Nikollovski.

Këto komente u bënë sot në debatin e organizuar nga Ministria Bujqësisë me bujqit e Pollogut,në Tetovë.

Marketing