Bulevardi i zgjeruar “ASNOM” është lëshuar në qarkullim

Qytetarët e Shkupit prej sot mund të vozisin në bulevardin e zgjeruar “ASNOM” në komunën e Aerodromit, i cili nga tre korsi në dy drejtimet, shtigje për këmbësorë dhe për biçikleta nga dy anët e bulevardit dhe gjelbërim në mes të rrugës.

Marketing

Faza e parë nga rikonstruimi i bulevardit “ASNOM” ishte në lëvizje nga udhëkryqi me rrugën “Vasko Karangelevski” deri tek udhëkryqi me bulevardin “Serbia” tek ura “Bliznak”.

Pas kësaj faze, bulevardi përmes urës së re, që tani është në ndërtim, duhet të lidhet me lagjen Qeramidnica në komunën e Gazi Babës, ndërsa prej atje dhe Aerodrom do të ketë relacion të ri të komunikacionit drejt Qendrës tek ish Panairi i Shkupit. Vetëm para një muaji, pas hapjes së bulevardit të ri “Hristijan Todorovski karposh” në Butel dhe bulevardin “Nikolla Karev” (i njohur si rruga e pllastikave) për një kohë të shkurtër kjo tani është rruga e tretë e re për zhvillimin e Shkupit. Për momentin punohet edhe në bulevardin e katërt, gjegjësisht në fazën e dytë të ndërtimit të bulevardit të ri “Bosnje e Hercegovina”. Hap pas hapi, Shkupi merr një tregim më ndryshe, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing