Bullgari, përdorimi i maskave në ambientet publik i detyrueshëm

Duke nisur nga dita e nesërme të gjithë qytetarët në Bullgari do të detyrohen të përdorin maskë në ambientet e jashtme publike.

Marketing

Qeveria bullgare mendon se rastet me koronavirus do të rriten për shkak të festës së pashkëve.

Autoritetet duan që përdorimi i maskës të bëhet i detyrueshëm në publik deri më 26 Prill. Ata po u bëjnë thirrje banorëve që të gjejnë një mjet tjetër mbrojtjeje nëse nuk kanë maska.

Kishat nesër do të jenë të hapura, por qeveria i ka bërë thirrje besimtarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Kryeministri Bojko Borissov theksoi se ai nuk preferon sanksionet, por “i nxit bullgarët të respektojnë masat tashmë në fuqi”.

Bullgaria ka qenë një nga vendet e para evropiane që vendosi kufizime të trafikut që nga 13 mars.

Deri më tani, janë raportuar 661 raste dhe 28 vdekje . Autoritetet vlerësojnë se pandemia do të arrijë kulmin e saj pas Pashkëve në fund të prillit.