Bullgaria akuzon dy diplomatë rusë për spiunim

Zyrtarët bullgarë i akuzuan dy diplomatë rusë për spiunim dhe thanë se po shqyrtojnë dëbimin e tyre.

Marketing

Zyra e Kryeprokurorit të Bullgarisë tha se sekretari i parë konsullor dhe përfaqësuesi rus i tregtisë “kanë mbledhur sekrete shtetërore, për t’i transferuar ato në një shtet apo organizatë të huaj”.

“Do të ndërmarrim masa dhe, sipas të gjitha gjasave, ata do të shpallen persona të padëshiruar”, tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Në muajin tetor, Bullgaria ka dëbuar edhe sekretarin e parë të Ambasadës së Rusisë për mbledhje të informacioneve të klasifikuara të Bullgarisë.

Akuzat e reja vijnë vetëm një ditë pasi Sofja i akuzoi tre rusë në mungesë, për shkak të përpjekjes për të vrarë prodhuesin bullgar të armëve, Emiliyan Gebrev, djalin e tij dhe menaxherin e kompanisë së tij.

Ambasada ruse në Sofje i tha Radios Evropa e Lirë se nuk është e njoftuar zyrtarisht për hetimin e dy diplomatëve rusë.

Marketing