Bullgaria heq testin PCR për 3 shtete

Bullgaria ka hequr kushtin e paraqitjes së tamponit negativ në kufij për të gjithë shtetasit që vijnë nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ministria e Shëndetësisë në vend.

Drejtori i inspektimit rajonal shëndetësor përkatës ka kërkuar dhe anulimin e periudhës së karantinës për personat nga këto vende të cilët kanë mbërritur në Bullgari nga në periudhën nga 20.08.2020 deri më 31.08.2020.