Bullgaria insiston në Bruksel që të mos njihet gjuha maqedonase

Bullgaria ka dërguar një memorandum sqarues deri tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku nënvizon se maqedonasit janë projekt i Tito-s dhe se gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të 1944.

Marketing

Bullgaria po synon të bindë vendet anëtare se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk kanë ekzistuar deri më 2 gusht 1944 dhe se krijimi i tyre ka pasur si qëllim ndërprerjen e lidhjeve midis populates së ish-Republikës Socialiste të Maqedonisë me Bullgarinë.

Për gjuhën maqedonase, në memorandum thuhet se ajo është normë regjionale e gjuhës bullgare. Sofja zyrtare kërkon nga BE që në të gjitha dokumentet zyrtare të qëndrojë “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut apo “gjuha maqedonase me fusnotë “në përputhje me Kushtetutën e RVM-së”.

Në memorandum po ashtu nënvizohet se ka dëshmi për ekzekutim të mbi 20 mijë njerëzve gjatë periudhës 1944-46, të cilët ishin identifikuar si bullgarë dhe përfaqësonin elitën politike dhe intelektuale në ish-republikën socialiste të Maqedonisë. Mbi 100 mijë bullgarë kanë qenë të vrarë, burgosur, në ekzil apo edhe në kampe të koncentruara.

Marketing