Bundesliga, 10 raste të reja me Covid-19

Gjermania nuk është larg nga rifillimi i sezonit futbollistik. Gjithçka mund të rinisë pas 16 majit, por për ta bërë këtë duhet që klubet e futbollit të mos kenë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Marketing

Të gjitha skuadrat kanë nisur seancat stërvitore individuale por t’u stërvitur në grup duhet të verifikojnë nëse kanë lojtarë apo pjesëtarë të tjerë të stafit të prekur me COVID-19.

Dhe si pasojë testet për koronavirus janë shumfishuar për të zbuluar rastet. Ditën e sotme kanë dalë rezultatet për 1724 futbollistë, pjestarë të stafit dhe zyrtarë të klubeve, të cilët janë tesutar për Covid-19 në Bundesliga dhe Bundesliga 2 që nga e enjtja e kaluar.

Dhe nga testet e kryera 10 raste të reja janë zbuluar të infektuar me koronavirus. Ata do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë. Një valë e dytë e testeve është planifikuar këtë javë dhe është një kusht i domosdoshëm për rifillimin e sportit në Gjermani.

Kujtojmë që pozitiv me vitusin famëkeq Covid-19 në Gjermani, rezultuan dhe tre futbollistë të Kolnit.

Marketing