Bundesliga nuk kthehet në Maj

Kthimi i Bundesligës në fillim të majit po duket i pamundur pasi bisedimet e qeverisë për rinisjen e futbollit u shtynë përsëri të paktën deri më 30 prill.
Kancelarja Angela Merkel u takua me 16 ministrat e Gjermanisë të mërkurën në lidhje me të ardhmen e luftës kundër koronavirusit në Gjermani.

Marketing

Tema e kthimit të Bundesligës pas dyerve të mbyllura me të ashtuquajturat “lojëra fantazmë” pritej të ishte në rendin e ditës, por nuk u diskutua, transmeton lajmi.net.

“Bundesliga nuk ishte temë diskutimi sot. Liga vetë po punon për konceptet e sigurisë dhe do të jetë patjetër diçka për të cilën do të flitet së shpejti – nëse dhe në çfarë forme ndeshjet pas dyerve të mbyllura do të jenë të mundshme”, tha presidenti i Bavarisë, Markus Söder.

Diskutimet të mërkurën rezultuan me një vendim për ndalimin e ngjarjeve publike në shkallë të gjerë në Gjermani deri më 31 gusht, i cili ka të ngjarë të përjashtojë mundësinë e ekipeve të Bundesligës të luajnë para tifozëve deri në fillimin e sezonit 2020/21.

“Ngjarjet e mëdha luajnë një rol të madh në dinamikën e infeksionit, dhe për këtë arsye do të qëndrojnë të ndaluara deri më 31 gusht”, thanë udhëheqësit gjermanë në një deklaratë.