Bundesliga rikthehet në fushë

Liga gjermane e futbollit, Bundesliga do të jetë liga e parë e madhe në botë që do të rikthehet në fushë, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Marketing

Zyrtarët e kësaj lige do të vendosin datën e saktë të enjten, ndonëse është përmendur si mundësi fundjava e 16-17 majit.

Ndeshja e fundit është luajtur më 11 mars, andaj secili klub tani ka nëntë deri në 10 ndeshje që duhet t’i përfundojë.

Këto organizime do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ekipet angleze dhe ato spanjolle pritet të rikthehen në fushë muajin e ardhshëm, derisa ekipit italian i është mundësuar që të zhvillojë stërvitje indivuduale.

Vetëm një numër i vogël i ligave të futbollit, jo shumë të popullarizuara, në shtetet si Bjellorusia dhe Nikaragua kanë vazhduar aktivitetet gjatë pandemisë me koronavirus.

Marketing