Bundesliga zbulon planet për rikthimin e tifozëve, duke treguar edhe ndalesat

Në Gjermani kanë filluar të bëhen planifikime për sezonin e ri në Bundesligë.

Marketing

Duket se në futbollin gjerman do të ketë ndryshime drastike, me tifozët vendas që do të lejohen në stadiume, por tifozët mysafirë, qëndrimet në këmbë dhe pijet alkoolike do të ndalohen.

Klubet elitare gjermane i janë bashkuar një takimi të rëndësishëm të Lidhjes së Futbollit Gjerman të martën, ku u vendosën një sërë rregullash të rrepta, gjatë krizës së koronavirusit.

Klubet e Bundesligës do të jenë të gatshme të mirëpresin rikthimin e tifozëve nëse autoritetet e shëndetit publik e konsiderojnë atë një hap të sigurt, pasi ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar janë luajtur pas dyerve të mbyllura.

Klubet njëzëri janë pajtuar që të mos u shiten bileta tifozëve mysafirë, ndërsa nuk do të lejohet qëndrimi në këmbë, më qëllim të lehtësimit të monitorimit të gjithçkaje, që ka të bëjë me distancën dhe higjenen në stadiume.

Në stadiume gjithashtu nuk do të lejohen as pijet alkoolike, një zakon mjaft popullor në Bundesligë.

Marketing