Bundestagu jep datën, por këkron afate të qarta dhe qëllime në negociatat e BE-së me vendin

Bundestagu gjerman sonte në seancë plenare pritet të miratojë pëlqimin për caktimin e datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Përveç pëlqimit parlamenti gjerman do të miratojë një sërë kriteresh për Qeverinë e Gjermanisë e cila angazhohet të ndjekë hap pas hapi negociatat dhe zhvillimin e reformave në Shkup.Vendimi pritet të merret rreth orës 20:00.
Në letrën e pajtimit mes Bundestagut dhe Qeverisë gjermane të cilën e siguroi Alsat, kjo e fundit do të angazhohet t’u kushtojë rëndësi të veçantë reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Konkretisht në marrëveshjen mes tyre Bundestagu e fton Qeverinë gjermane, pasi ta pranojë vendimit e Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor për negociata me Maqedoninë e Veriut të sigurohet që korniza e negociatave do të sigurojë konsistencë të reformave dhe para së gjithash zbatim të reformave të miratuara. Hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave të varet nga kritere të qarta.
– Të bëhet e qartë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me përpjekje të mëdha për plotësimin e kritereve në sundimin e së drejtës, të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale (të vendosur tashmë në një organizim tjetër institucional), lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezultate për rastet me larje parashë dhe krim financiar si dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
– Komisioni dhe shërbimet e BE-së vazhdimisht të informohen për zhvillimin e reformave veçanërisht në këto fusha.
– Të sigurohet që kapitujt 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24 për lirinë dhe sigurinë të hapen menjëherë pas fillimit të negociatave dhe mbyllen në fund të negociatave. Planet për këto kapituj të kenë afate dhe qëllime të qarta. Mbyllja e tyre duhet të varet nga arritjet në këto fusha.
– Të sigurohet që në fokus të negociatave do të jenë: funksionimi i institucioneve demokatike, reformat në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve dhe shoqëria aktive civile.
Kriteret e Bundestagut
– Sundimin e së drejtës, të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezultate për rastet me larje parash dhe krim financiar, të drejtat e njeriut;
– BE-ja vazhdimisht të informohet për zhvillimin e reformave;
– Kapitujt 23 dhe 24 sigurinë të hapen menjëherë pas fillimit të negociatave dhe mbyllen në fund të negociatave;
– Në fokus: funksionimi i institucioneve demokatike, reformat në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca, marrëdhëniet e mira me fqinjët, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve dhe shoqëria aktive civile.
Bundestagu i kërkon Qeverisë gjermane që të mos ekzistojë me automatizëm datë për anëtarësim përpara përfundimit të negociatave.
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, I cili gjendet në Berlin për të ndjekur nga afër votimin e Bundestagut,nw intervistw pwr Dojçe Velen, tha se procesi akoma nuk ka përfunduar përderi sa Franca dhe Holanda akoma nuk kanë një vendim, dhe se krerët e vendit kanë shfrytëzuar periudhën e fundit për t’i bindur vendet anëtare se Shkupi meriton datë në tetor.
“Jam këtu edhe i ftuar nga kryetari i Bundestagut për të marrë pjesë në shprehjen e vullnetit pozitiv të deputetëve të Bundestagut gjerman për të aprovuar vendimin për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë. Edhe pse ambienti është shumë pozitiv te të gjithë vendet anëtare, ende nuk është e mbyllur, ende është fragjile, ende nuk kemi vendim final nga Franca dhe Holanda, kryesisht në kontekst të qasjes rajonale, se sa ndonjë dileme për Maqedoninë e Veriut. Ende po punojmë këto ditë. Shfrytëzuam shumë mbledhjen e përgjithshme të asamblesë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të takuar kryeministrat dhe për t’i bindur ata se sa historik është ky vendim më 15 tetor dhe do punojmë edhe më tej deri sa të arrihet konsensusi për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”-tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje evropiane.

Marketing
Marketing