Bunjaku dhe Hajdari promovojnë idenë për formimin e shoqatës së Inspektorëve të Ballkanit Perëndimor

Sot në hapësirat e inspektoratit shtetëror për inspektim teknik, drejtor Ekrem Bunjaku, priti një delegacion nga Shqipëria e udhëhequr nga Shpetim Hajdari inspektor i përgjithshëm.

Në takim u shkëmbyen informata rreth i inspektorateve, ligjeve dhe rregullave që i zbatojnë të dy inspektorateve. Poashtu u diskutua rreth idesë për formimin e shoqatës së Inspektorëve të Ballkanit perëndimor.

Ky bashkëpunim i inspektorateve të dy shteteve do të vazhdoj edhe në të ardhmen ku do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi.

evn