Gjykata e Apelit të Kosovës e ka refuzuar si të pabazë ankesën e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj magjistarit Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

Burdushi dyshohet nga ana e prokurorisë, për shkak të disa veprave panele nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit 262; “Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 ; “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.