Burdushi me çarçaf tenton të bëjë vetëvrasje në paraburgim

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ka tentuar që t’i japë fund jetës para dy jave në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku është duke u mbajtur për më shumë se dy muaj. Këtë veprim, Burdushi ka deklaruar se e ka bërë në shenjë të pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi për Gazetën Express.

Thaçi ka thënë se Burdushi ka tentuar të bëjë vetëvrasje më 25 shkurt të këtij viti rreth orës 05:00 të mëngjesit, por se zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tilllë.

“Me datën 25.02.2019 rreth orës 05:00 të mëngjesit i paraburgosuri H.P ka tentuar të bëj vetëvrasje , me rast si mjet ka përdorur qarqafin e shtratit i cili është në dhomën e tij . Mënyrën e tentim vetvarjes e ka bërë duke e lidhur qarqafin për TV cilën po ashtu e ka në dhomë . Pasi që është dëgjuar një zhurmë në dhomë , zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativa të tillë ende pa filluar ( dmth ne fazën fillestare)”, ka thënë Thaçi.

Drejtori i burgjeve ka thënë se Burdushit i është dhënë ndihma mjekësore dhe se është konstatuar që nuk ka kurrfarë lëndimesh.

“Te paraburgosurit ne fjalë i është dhënë ndihma mjekësorë dhe është bëëkontrolli mjekësor , me qe rast është konstatuar se nuk ka kurrfarë lëndime, por përveq shqetësimit dhe flustrimit .Në bazë të deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri , këtë veprim e ka bëë në shenjë te pakënaqësisë së vendimit të Gjykatës dhe te padrejtësisë që i është bërë atij”, ka thënë Thaçi./Express

Marketing