Burg shtëpiak për Janakieskin, Ristovski mbetet në Shutkë

Këshilli penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, sot ka mbajtur një seancë të hapur ku ka debatuar mbi ankesën e palës mbrojtëse të të dyshuarve Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski të cilët u arrestuan dy ditë më parë për ngjarjet e 27 prillit, e që gjenden në paraburgim në burgun e Shutkës. Senca është mbajtur në prezencë të palëve.

Marketing

“Pas paraqitjes së palëve, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave të paraqitura në ankesat dhe vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, Këshilli miratoi vendime për:

Ankesa e të akuzuarit M.J. u pranua, dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është ndryshuar dhe ndaj të pandehurit caktohet masë e paraburgimit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për shkak të ekzistimit të arsyeve sipas nenit 165 paragrafi 1 pika 1 dhe 2 të Ligjit për procedurë Penale, të pandehurit i ndalohet komunikimi me persona që janë të përfshirë në ngjarjen penale pa lejen e gjykatës. Ankesa e të akuzuarit S.R është refuzuar si e pabazë ndërsa konfirmohet vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Marketing