Burg shtëpiak për Jasna Mandiq

Nënkryetares së Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq i është caktuar arrest shtëpiak nga gjykata, tha avokati i saj Dushko Jankoviq.

Marketing

Ajo u mor në pyetje nga gjyqtar i procedurës paraprake si e dyshuar në hetimin e ri në rastin “Reket” që u hap sot.
Pos saj, e dyshuar në rastin në fjalë është edhe Frosina Remenski, pastaj asistentja e Jovanovskit, Kristina Karajanova, por edhe Mile Jovanovski, babai i të dyshuarit të parë Boki 13.

Prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi paraburgim për Mandiq, kurse masë përkujdesi për të dyshuarit e tjerë.