Burgu i Idrizovës së shpejti me shëtitore

Ndërtesa e quajtur në popull si “Departamenti për kadetë” po rrënohet ndërsa pas përfundimit të rrënimit dhe pastrimit të terrenit do të fillojë përshtatja e vendit në shëtitore në të cilën do të ecin dhe shëtitën të burgosurit nga pjesa e mbyllur e Idrizovës.

Marketing

Siç informon Drejtoria për përmbarimin e sanksioneve aksioni për rrënimin e objektit në pjesën e vjetër të Institucionit ndëshkues-përmirësues të Idrizovës ka filluar më 28 qershor.
Personat e dënuar të cilët në vitin 2018 kanë qëndruar në objektet të cilat tani po rrënohen, janë zhvendosur në pjesët e reja të cilat janë ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në korrik të vitit të kaluar , ndërsa janë për personat e dënuar me trajtim gjysmë të hapur dhe të hapur në procesin e risocializimet.

“Me aktivitetin e përmendur zgjidhjet edhe një problem prej shumicës së problemeve të trashëguara nga periudha para vitit 2017 dhe u mundësohet personave të dënuar në INP Idrizovë dënimin me burg ta mbajnë në kushte më humane dhe hapësirë që është ndërtuar në pajtueshmëri me standardet evropiane”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë. .

Marketing