Bushati kritikon BE-në: Shkeli premtimin për kalendarin e hapjes se negociatave

Bushati akuzon shtete anëtarë të BE-së për mosmbajtjen e premtimeve mbi kalendarin e pranimit.

Marketing

Bushati, deri pak kohë më parë në postin e kryediplomatit ka qënë për një kohë relativisht të gjatë kryenegociator i kërkesës së Shqipërisë për të hapur negociatat me BE.

Në një kohë që BE-ja,  shtyu vendimin mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit deri në tetor për shkak se të paktën 3 shtete ishin skeptike, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se vonesa ishte një shkelje e marrëveshjeve të mëparshme.

 

Intervista e plotë e ish kryediplomatit shqiptar Ditmir Bushati:

 

GME: Si e shpjegoni shtyrjen e vendimit nga vendet e BE për celjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë?

 

Ditmir Bushati: Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve te qershorit të vitit 2018, ku u përcaktua rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bazë të këtyre konkkuzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor, për arsye të tyre të brendshme, në lidhje me poltikën e zgjerimit. Nga ana tjetër, unë dua të besoj se ne në Shqipëri do vijojmë me reformat, nuk do humbasim durimin dhe sidomos do të fokusohemi te reformat në lidhje me sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, vijimin e reformës në drejtësi. Si dhe cfarë është më e rëndësishme sot për sot, ne kemi nevojë të kapërcejmë ndasitë politike në mënyrë që të sigurojmë një mjedis të favorshëm politik për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

 

GME: Le të ndalemi te argumenti i Francës, sipas të cilit BE duhet të jetë më e fortë përpara se të perballet me sfida të reja sid he shqetësimit qe lidhet me sundimin e ligjit në Shqipëri. Si do i përgjigjeni?

 

Ditmir Bushati: Unë mendoj se pozicioni i Francës mund të pajtohet lehtësisht me pozicionin tonë, sepse ne nuk po flasim për datën e anëtarësimit. Ne po flasim për fillimin e procesit i të anëtarësimit i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vende si Shqipëria. Është e vërtetë që cilësia e demokracisë dhe sundimi i ligjit në Shqipëri dhe në vende të tjera aspirante për në BE, është larg standardit të BE, por nga ana tjetër bisedimet e anëtarësimit janë e vetmja rrugë dhe i vetmi instrument nëpërmjet së ciles ne përmirësojmë standartet tona. Ndaj, besoj që ne kete proces, të dy qëndrimet, ai i Francës dhe i Shqipërisë mund të pajtohen.

 

GME: Nuk është vetëm proces i dhimbshëm, por dhe kryefjalë e disa protestave dhe demostratave që kemi parë në Shqipëri. Sa e dëmshme mund të jetë nëse do ketë një shtyrje tjetër?

 

Ditmir Bushati: Unë besoj se protestat janë shprehje e demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta dhe në vende tjera të BE. Nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe ka nevojë të dënohet. Mbi të gjitha, nga ata politikanë e forca politike që e kanë mbështetur atë si instrument. Mendoj se ka rëndësi të madhe që të gjitha forcat politike të tregojnë pëegjegjshmëri, sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kjo është një ceshtje kombëtare dhe prioritet kombëtar. Vetëm duke siguruar një mjedis politik mirëkuptues ne do të jemi të aftë të arrijmë, me shpresë, brenda vjeshtës, këtë qëllim madhor.

 

GME: A është kjo strategjia më e mirë për te bindur BE që të vijojë më procesin e anëtaresimit?

 

Ditmir Bushati: Ne duhet të vijojmë reformat konsoliduese. Nuk ka vend për vetkënaqësi, megjithëse kemi jo pak arritje, sidomos kur bëhet fjalë për procesin transformues të reformës në drejtësi, pastrimin e gjyqësorit e prokurorisë, procesin e vettingut. Ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, apo kulturën e pandeshkueshmërisë. Këto janë fenomene prezente në Ballkan dhe fatkeqsisht dhe në vende anëtare të BE-së që tashmë s’mund të konsiderohen të reja. Ne kemi ende për të bërë rreth nevojës për kompromis dhe konsensus politik në mënyrë që te mbeshtesim këto reforma që nuk fare të bëjnë as me të majtën apo të djathtën por janë parakusht i nevojshëm për sukses. Fatkeqsisht klima politike e ka penguar mundësinë e Shqipërisë për të lëvizur më shpejt drejt BE-së.

Marketing