Bushi: Avancojmë standardet sociale dhe profesionale për uniformat blu

Zv/ ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi sot bashkë me kryetarin e Sindikatës së Policisë së RMV-së Marjan Kicev nënshkruan Marrëveshjen e re Kolektive të Ministrisë së Brendshme, që ka buruar si rezultat i bisedave të ndërsjella dhe dialogut me qëllim që të avancojmë të gjitha standardet sociale dhe profesionale, ato normative si dhe standardet e tjera të nevojshme për uniformat tona blu.

Marketing

Ndër risitë më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje kolektive janë:
Përdorimi i fjalorit dhe terminologjisë gjinore edhe atë për herë të parë në një Marrëveshje Kolektive në vend. Është paraparë një dispozitë e re për mbrojtjen e punëtorëve që kanë tre vjet efektive deri në ushtrimin e së drejtës për pension me ligj pas arritjes 40 vite stazh me ç’rast ata nuk mund të caktohen në një punë të nivelit më të ulët se niveli i punës në të cilën ata kanë punuar;
E drejta për pushim me pagesë, në rastet kur punonjësi përfaqëson Ministrinë ose merr pjesë si pjesë e përfaqësimit të shtetit në ngjarje sportive, kulturore dhe të tjera;
Për punonjësit e policisë, dhurues vullnetarë të gjakut është siguruar e drejta për tre ditë pune pushim, në të cilën llogaritet dita e dhurimit të gjakut;

Dispozitë e siguruar për mbrojtje të veçantë për punën e natës, me një rregullim të caktuar të kategorisë së punëtorëve të cilës i referohet, ku kjo kategori e punëtorëve ka të drejtë për ushqim adekuat ose kompensim për shpenzimet e ushqimit në shumën prej 20% të pagës mesatare neto;
Sigurimi i kompensimit në të holla në vlerë prej 100 euro në kundërvlerë në denarit, për çdo punonjëse të policisë e cila lind fëmijë.