Bushi-Lamallari: Bashkëpunimi mes ministrive të brendshme do thellohet dhe më tepër

Shkëmbimi i automatizuar i të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimet apo targat e veturave, ishin vetëm një pjesë e temave për të cilat sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bisedoi me kolegun e tij, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari.

Marketing

“Bashkë me kolegun e Shqipërisë z. Lamallari firmosëm një Deklaratë të përbashkët ndërmjet dy ministrive të brendshme, akt ky i cili do të na mundësojë një mbështetje të ndërsjellë me qëllim realizimit me sukses të shkëmbimit të automatizuar të të dhënave dhe kthimin e këtij procesi në praktikë dhe me këtë të përmbushim edhe kriteret dhe standardet Europiane”, ka shkruar Bushi.

Sipas Bushit, bashkëpunimi i deritanishëm me ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë është në nivel të shkëlqyeshëm dhe përherë me tendencë për të thelluar dhe avancuar të njëjtin si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në organizatat dhe iniciativat ndërkombëtare.

Marketing