Bushi-Merko: Do të jemi në shërbim të qytetarëve sa herë që ta kërkojë nevoja

Zv/ ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi realizoi takim me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko .Në fokus të takimit ishte thellimi ei bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Strugës me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët.
Ja postimi i plotë i zv/ ministrit Bushi:
Kisha nderin që sot të vizitojë kryetarin e Strugës, z. Ramiz Merko. Bashkë biseduam për thellimin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Strugës me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët tanë.
z.Merko gjatë këtij takimi më njoftoi për aktivitet e Komunës së Strugës por edhe për problemet me të cilat përballen ata si komunë. Të dy bashkë u zotuam se do të jemi në shërbim të qytetarëve sa herë që ta kërkojë nevoja.
Marketing