Butaris: Incidentet në Selanik dëmtojnë imazhin e qytetit

Katastrofike dhe të papranueshme për imazhin e qytetit, i karakterizoi protestat e së shtunës, prefekti i Selanikut, Janis Butaris.

Marketing

Në hapjen e stendës së komunave në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik, Butaris, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, e ka përsëritur qëndrimin e tij se panairi duhet të jetë “festë për qytetin, ngjarje ekonomike dhe tregtare” dhe edhe njëherë propozoi hapjet solemne të panairit të mos jenë në praninë e politikanëve.

“Nëse dëshirojnë të japin porosi politike le të organizojnë forum politik. Le të shkojnë ku të duan, përveç në qendrën e qytetit. Edhe ata që i bëjnë trazirat dhe katastrofat do të mund më lehtë të kontrollohen dhe nuk do të shkatërrohet qyteti. Dogjën dyqane, dogjën shporte të mbeturinave, i shkaktuan dëm shkollës që është në afërsi të komunës”, deklaroi Butaris, transmetoi ANA-MPA.

Marketing