Butel dhe Çair, procesi i votimit po vazhdon normalisht

Në komunat Butel dhe Çair të Shkupit, procesi i votimit po vazhdon normalisht, me disa vërejtje të vogla.

Marketing

Këto të fundit kanë të bëjnë me mos gjetjen e emrave në listën e votimit, disa prej të cilëve për shkak të ndërrimit të adresave të banimit nuk kanë bërë përpunimin e të dhënave personale.

Sipas kryetarëve të qendrave të votimit në Butel dhe Çair, këto zgjedhje do të mbahen mend për jehonë të ulët të votuesve. Pavarësisht interesimit të dobët për zgjedhjet presidenciale, qytetarët presin që të njëjtat të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike.