Ai është i njohur me hitet e tij sidomos dy vitet e fundit, hite të cilat klikohen me miliona herë në kanale të ndryshme zyrtare të tij në internet.

Është ky Butrint Imeri i cili këtë vit nuk ka qenë shumë i angazhuar me këngë të reja, por ka vazhduar të jetë njëri prej këngëtarëve më të kërkuar për mbrëmje të ndryshme.
E derisa ai këtë vjeshtë po vazhdon të shijojë pushime dhe në Instastory thotë se vjeshta është një stinë e ftohtë për “këngë të nxehta”.

E pas kësaj ai ka postuar edhe disa fotografi, po në InstaStory, ku ka një mbishkrim në gjermanisht “Liebe” (dashuri) e që mund të jetë titulli i saj i këngës së re.
Kjo do të thotë se Butrinti duket se është i interesuar për të sjell një baladë këtë fundvit, e që sigurisht pritet të dal së shpejti.

Megjithatë, postimi i tij kishte të bënte edhe me një emër tjetër që Butrinti duket se ka dëshirë ta thërrasin.
“Djalosh Imeri”, ka shkruar Butrinti, duke ndryshuar kështu emrin nga Butrint në Djalosh, sigurisht me humor.

evn