Butrinti Imeri paraqitet nga Maroku, çfarë po sjellë?

Këngëtari Butrin Imeri pasi që lansoi këngën me Ermal Fejzullahun “Për një dashuri” ka postuar sot fotografi nga Maroku.

Marketing

Ai është i njohur për këngët e tij plot ritëm e të cilat bëhen hite.

Ditë më parë ai lansoi këngën e tij më të re “Për një dashuri” me Ermal Fejzulahun kurse sonte këngëtari ka postuar disa foto ku shihet se është në pushime në Marok.

Kjo këngë ka më shumë se 3.5 milionë klikime në youtube.
Ai nuk ka treguar se a është atje për pushime apo për realizimin e ndonjë këngë të re.