Buxhaku:Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Do të kisha dashur një debat në faqet e “Kohës” për këtë temë (jo nëpër rrjete sociale dhe media të tjera), ajo që shkruhet në letër mbetet, ndërsa nëpër televizione dhe rrjete sociale në internet do të zhduket një ditë. Siç thoshin Latinet e vjetër: “Verba volens scripta manent” (fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet). Do të merrja pjesë nëse debatohet për temën në fjalë, dhe jo në debate jashtë temës si, p.sh., për të bërat e pabërat e BDI-së, për personalitetin e Ali Ahmetit apo timin. Nuk i largohem debatit për këto tema, por të dihet prej më parë se për çfarë debatojmë

Marketing

Nga Agron BUXHAKU

Para disa ditësh, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një paraqitje para qytetarëve, deklaroi se “Është koha për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut”. Siç pritej, pati reagime të shumta të proveniencave te ndryshme – partiake (që kuptohet dhe është plotësisht legjitime në periudhe parazgjedhore); etnike (Ali Ahmetit, para shume vitesh, një funksionar i lartë maqedon i tha “Ali, asnjëherë mos ta rren mendja se maqedonasit do ta harrojnë 2001), si dhe reagime nëpër rrjete sociale – ku sot, për dallim nga disa dekada më pare kur qytetarët mund të shkruanin vetëm nëpër gazeta dhe revista (ku zakonisht redaktoret kujdeseshin që tekstet të jenë në nivel të pranueshëm gjuhësor, drejtshkrimor dhe logjik), mund te shkruajnë çfarëdo lloj shkrimesh të cilat përhapen, falë internetit, në gjithë botën.

Në shkrimin në vijim, do të përpiqem të argumentoj (shpesh me kundër-argumente), thëniet që u dëgjuan/panë/lexuan ditëve të fundit, pas paraqitjes te Ali Ahmetit. Sigurisht që, shpjegimet e mia do te merren me deklarata të njerëzve eminent – për nga funksioni dhe pesha në shoqëri, por pa përmendur emra! Këtë me qëllim që të evitoj argumentime dhe debata ad hominem (që shpesh përdoret në mungesë të argumenteve sulmohet personi që i ka thënë) dhe të merrem me fakte te prekshme dhe të verifikueshme.

Kërkoj falje lexuesve për sa i përket stilit te shkrimit – megjithë moshën time 63 vjeçare, eksperiencën time në politikë, me qëndrime disa dekadash në vende demokratike te zhvilluara dhe debateve në UNESCO para ambasadorëve nga gjithë bota ku na kufizonin të themi atë që kemi për 3 minuta – ende nuk kam arritur të evitoj digresionet qe shpesh ma humbin esencës e asaj që kam për të thënë. Për të thjeshtësuar dhe qartësuar, do përdor paranteza qe i kam emëruar interpolime (që nuk është fjalë që ka hyre në fjalorin tonë por që në domethënie në origjinal përshtatet në kuptimin që e përdor unë – si një ndërhyrje në tekst për të sqaruar një argument/thënie të tekstit kryesor)

(Interpolimi nr 1 – Elementary dear Watson – në përkthim “elementare, (e thjeshtë i dashur Uotson” – është thënie e njohur e detektivit më të famshëm në letërsinë/kinematografinë botërore Sherlock Holmes (Sherlok Houlms), personazh i krijuar nga Sir Conan Doyle (Konan Dojl). Detektivi Holmes, që nga takimi i parë me ndokënd përshkruan në detaje karakterin, profesionin apo diçka tjetër të të panjohurit , me saktësi marramendëse. Ne reagimin e shokut dhe shoqëruesit të tij doktorit Watson se “si është e mundur që Holmes definon personin në fjalë saktësisht”, detektivi i shpjegon që nga karakteristikat evidente të personit të cilat çdonjëri mund t’i vërejë, sjell konkludime. Këto karakteristika, thotë Holmes, ai i bashkon në një tërësi, dhe duke përdorur metodën logjike të deduksionit arrin të jep tiparet e personit në fjalë. Në këtë reagon dr. Watson, duke thënë se qenka shumë e thjeshtë “tani që me the, i shoh edhe unë”)

(Ineterpolimi nr 2 Politika është art i të mundshmes është thënie e Kancelarit “të hekurt” gjerman Otto von Bismarck (Bizmark) i cili aplikoi, në mënyrë mjeshtërore, politikën dhe veprimet e duhura në kohë të duhur, forcoi shumë Gjermaninë, dhe e bëri mbretin e Prusisë së tij Perandor të gjithë Gjermanisë!)

  1. U tha këto ditë: “qytetarët zgjedhin Kryeministrin”! Elementary dear Watson : në demokraci qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament, të cilët kanë garuar, zakonisht në lista partiake. Partia politike që kanë që fiton numrin më të madh të votave, merr mandatin për qeverisje, zakonisht në koalicion me parti të tjera. Qytetarët , sipas ligjeve tona, në mënyrë të drejtpërdrejtë, zgjedhin Presidentin e vendit. (A propos, në zgjedhjet e fundit presidenciale, Ali Ahmeti bëri thirrje për të përkrahur kandidat maqedon – realisht me vota te popullit një kandidat shqiptar në këto kohëra nuk mund të fiton ne Maqedoninë e Veriut, duke mare parasysh përbërjen etnike te shtetit dhe faktin qe shumica dërmuese e qytetareve votojnë “etnikisht”.(Koha.mk)
Marketing