Buxheti 2020,Bekteshi: Vazhdojmë me mbështetjen e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve

Ministria e Ekonomisë punon në krijimin e kushteve për zhvillimin e industrisë, zhvillimin e ndërmarrësisë, krijimin dhe integrimin e një tregu të vetëm në BE, sigurimin e stabilitetit energjetik dhe sigurinë, kërkimin, shfrytëzimin dhe përdorimin e lëndëve të para minerale, zhvillimin e turizmit duke përmirësuar standardet e ofertës turistike.
Aktivitetet e Ministrisë së Ekonomisë janë të drejtuara drejt thellimit të bashkëpunimit shumëpalësh dhe dypalësh, regjimin e liberalizuar të tregtisë dhe krijimin e një kornize rregullative të përshtatshme në përputhje me standardet e BE-së dhe kërkesat e OBT-së, zhvillimin e investimeve dhe përmirësimin e konkurrencës së industrisë maqedonase, zhvillimin e energjetikës, etj. rregullimin e tregut të brendshëm, marrëdhëniet tregtare dhe promovimi i eksportit, shfrytëzimi i burimeve natyrore si dhe harmonizimi i legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me legjislacionin e BE-së.
Ne kemi punuar shumë në atë drejtim vitet e fundit, dhe pikërisht në atë drejtim, respektivisht në fushën e përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve ne do të vazhdojmë të punojmë edhe vitin e ardhshëm.

Marketing

Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2020 është paraparë të jetë 591 milion denarë.
Nga këto mjete për paga dhe shtesa për punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë, si dhe organet përbërëse (Instituti gjeologjik, Agjencia e energjisë, Agjencia për mbështetjen e ndërmarrësisë në RM, Instituti për standardizim dhe Instituti për akreditim) janë parashikuar 133.000.000 denarë.

Vitin tjetër planifikohet të hartohen tre strategji për të cilat janë paraparë 44.130.000 denarë
– Strategjia për politikën industriale
– Brend strategji për turizëm;
-Aktivitete për zbatimin e strategjisë së përgjegjësisë shoqërore
Shikuar sipas programeve, fonde janë parashikuar për:
Subvencione për ndërmarrjet private janë parashikuar 36.000.000 denarë

Këto përfshijnë:
– Subvencionimi i kostove të zejtarëve për mbështetje dhe zhvillim të zejtarisë
-Bashkëfinancimi i projekteve për zhvillimin dhe mbështetjen e NVM-ve dhe promovimin e ndërmarrësisë në RMV
– Subvencionimi i ndërmarrjeve në pronësi të grave (mbi 50%) dhe të menaxhuara nga gratë.
-Mbështetje financiare për implementimin e sistemit HALLALL
Zbatimi i Programit për Mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2020.
130.340.000 denarë janë parashikuar për transfere të ndryshme

Këto përfshijnë:

-Subvencione për organizimin e manifestimeve, projekteve dhe forumeve në fushën e turizmit
-Mbështetja e turizmit vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta
-Subvencionimi i komunave për zhvillimin e strategjive lokale për zhvillimin e turizmit
-Subvencione shtetërore për blerjen e sistemeve të kolektorëve diellorë termikë për amvisëritë
-Subvencione shtetërore për blerjen e dritareve PVC ose të aluminit në amvisëri
-Subvencione shtetërore për furnizimin me soba për ngrohje me pelet për amvisëritë
Subvencione shtetërore për dhënien e çmimeve/premive
Subvencionimi i instalimit të pajisjes shtytëse me gaz (LPG), metan ose lloj tjetër karburanti alternativ në automjete

Pjesa më e madhe e mbështetjes nga Ministria e ekonomisë është në fushën e energjisë.

ENERGJETIKA

Subvencione shtetërore për blerjen e sistemeve të kolektorëve diellorë termikë për amvisëritë
Me qëllim të stimulimit të përdorimit të energjisë diellore në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2007 deri në 2019 zbatohen me sukses aktivitetet për realizimin e masave stimuluese duke kompensuar disa nga kostot për sistemet e kolektorëve termikë të blerë dhe të instaluar në amvisëri. 5.000.000 denarë janë miratuar në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2019 për zbatimin e kësaj mase. Duke patur parasysh përgjigjen pozitive dhe interesin e amivisërive për këtë masë stimuluese,e njëjta propozohet edhe për vitin 2020.
Subvencione shtetërore për blerjen e dritareve nga PVC ose alumini në amvisëri – 25.000.000 denarë.

Ministria e Ekonomisë me qëllim stimulimin e përdorimt të masës për zëvendësimin e dritareve me PVC ose alumin në Republikën e Maqedonisë së Veriut blerësve të dritareve me PVC ose alumin, të cilët do t’i blejnë dhe instalojnë ato në shtëpitë e tyre një ditë pas Shpalljes publike, do t’u sigurojë kompenzim të një pjesë të mjeteve që kanë shpenzuar për sigurimin e dritareve me PVC ose alumin deri më 50%, por jo më shumë se 25.000 denarë, deri në shfrytëzimin e fondeve të parashikuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë qëllim.

Subvencione shtetërore për furnizim me soba për ngrohje me pelet për amvisëri – 30.000.000 denarë
Në mënyrë që të stimulohen familjet të përdorin burime të rinovueshme të energjisë për të ngrohur shtëpitë e tyre, të cilat minimalisht ndotin ajrin dhe tokën dhe nuk ndikojnë në ndryshimet klimatike, do të subvencionohen qytetarët që blejnë soba me pelet për të zëvendësuar sobat e vjetra me qymyr, dru, vaj ose mazut.
Për subvencionim të instalimit të pajisjes shtytëse me gaz (LPG), metan ose lloj tjetër karburanti alternativ në automjete – 20.000.000.000 denarë.
Parashihet të subvencionohet 50% e kostos së blerjes dhe instalimit të pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë të denarit. Kjo shumë do të mbulojë mbi 1.000 automjete në nivel vjetor. Buxheti i vitit të ardhshëm është rritur me 5.000.000 denarë.

TURIZMI
Subvencione për mbështetјen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta. Në buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 20,000,000 denarë për lëshimin e çertifikatave për punëtorët me të ardhura të ulëta. Ministria e Ekonomisë ofron subvencione për pushim për punëtorët me pagë të ulët në vlerë prej 15,000 denarë. Mundësinë për pushim këtë vit e shfrytëzuan afro 1.600 qytetarë.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar rritje e mjeteve në Buxhetin për pjesën e gazifikimit.

Për gazifikimin – Buxheti i vitit 2020 është rritur për 120.000.000 denarë në përputhje me kërkesën për sigurim të mjeteve financiare për vitin 2020 nga Shoqëria aksionare për kryerjen e aktiviteteve energjetike, Burimet kombëtare energjetike (NER) në pronësi të shtetit si një subjekt i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e projektit për ndërtimin e sistemit të gazit në Republikën e Maqedonisë. ShA MER Shkup planifikon të sigurojë fondet përmes emetimit të letrave me vlerë përmes një oferte private.

Marketing