Buxhet të madh bashkë edhe me orkesin, shumë para për harxhim. Sa nga ato plane do të arrijnë të kenë sukses që të përmirësojnë standardin e qytetarëve, vihet në pikëpyetje? Një nga sfidat më të mëdha ekonomike është që të vendoset ekonomia vetëm që të mbijetojë në një sistem të lirë e stabil nga politika dhe korupsioni.

Largimi i mangësive nga tregu, vendosja e kushteve për eksport, fuqizimi i shpenzimeve si dhe ulja e papunësisë dhe përmirësimi i ofertës dhe kushteve për tregun e punës janë sfida të reja me të cilat qeveria është marrë në përmirësimin e standardit theksojnë kështu analistët.

Qytetarët ankohen se si para dy viteve harxhojnë shumë se sa përfitojnë e madje menzi dalin në fund të muajit.

“Kam pasur shpenzime të mëdha, me tre mijë denarë kam mund të blejë shumë gjëra, tash me tre mijë denarë në këtë standard nuk mund të mbush as tre qese”, theksojnë të anketuarit.

Për përmirësimin e konomise është e patjetërsueshme që qeveria të përmirësojë gjenjden e jo vetëm të meret me fjalë, pasiqë fokusin duhet ta ketë te ekonomia, kështu thekson ish ministri i financave Xhevdet Hajredini.

“Mbaj mend në vitin 2006 kur Nikolla Gruevski tha se do kemi moratorium me vendet tjera dhe dy vite do meremi me ekonominë dhe është marrë shife ku e ka sjellë Maqedoninë, tash kur e dëgjoj Zaevin të thotë se ky do jetë vit i ekonomisë unë them se nuk mund asnjë vit mos jetë vit i ekonomisë pavarësisht problemeve tjera”, thotë ai.

Që të mund të ndihet vërtetë përmirësimi i gjendjes ekonomike e patjetërsueshme është stabiliteti politik, reforma në administratë, investime kapitale, përmirësimi i klimës për investime me atë që edhe buxheti të përballet me rritje ekonomike, thonë mes tjerave ekonomistët.

Profesori Shenaj Haxhimustafa thotë se vet fokusi qeveritarë duhet të jetë në përmirësimin e mundësisë për sektorin real.

“Me atë që performanca më e madhe ekonomike dhe rritja e BPK do të thotë shfrytëzim i resurseve në vend në përqindje të lartë e me atë edhe faktorin njeri dhe kapitalin që është shumë e rëndësishme në këtë mënyrë do të rritet edhe vet oferta në vend, investimet dhe gjithë elementet tjera të lidhura në rreth”, sqaron kështu Haxhimustafa.

Ndërkohë që guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska – Bezhoska thotë se shkallët e larta në rritjen ekonomike janë të mundura në rast se fokusi i shtetit do të lidhet në strukturat reformuese.

“Ne jemi ekonomi e vogël dhe e hapur, prespektivat janë të mëdha dhe rritja duhet të bëhet edhe nga faktorë të jashtëm, që të bëhemi konkurent për të jashtmit ne duhet të punojmë në reforma dhe në fund të kemi nivel më të lartë të ekonomisë tonë”, sqaron ajo.

Politika të lë biznesin dhe këtë sektor të qetë, thotë eksperti i të drejtës biznesore Goran Rafajlovski.

“Të mos ndryshojnë ligje në procedura të përshpejtuar sepse ajo ndodh kohës së fundit shumë dhe mos përzihen shumë në ekonomi dhe gjitha të shkojë si duhet”, thekson ai.

Për opozitën megjithatë buxheti nuk është si duhet dhe gjithë bie në shpinë të qytetarëve.

‘Të gjitha barierat psikologjike kjo qeveri i rrënoi nëse meret parasyshë qëllimi se ekonomia po fundoset pasiqë sipas raporteve financiare ne do kemi rritje më të ulët të vendeve të rajonit por dhe në Europë”, thotë kështu Dimce Arsovski nga VMRO.