Buxheti i parë shqip në Kuvend

Një tjetër e arritur e partisë shqiptare në pushtet që ka të bëjë me buxhetin dhe ribalancin. Kjo është hera e parë që elaborimi për ribalancin e buxhetit bëhet në gjuhën shqipe.

Marketing

Në Kuvend prej sot fillon debati për ribalancin e Buxhetit për vitin 2020 që është i dyti për këtë vit, për ballafaqim me pasojat e krizës së koronës, ndërsa qëllimi është realizimi i masave nga pakoja e katërt. Propozim-ribalanci i Buxhetit është sot në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ndërsa sipas rregullores zgjat 10 ditë. Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare paralajmëruan 170 amendamente.

Të ardhurat me ribalancin e ri janë më të ulëta për 0.2 për qind krahasuar me ribalancin e parë, shpenzimet janë më të larta për 4.2 për qind dhe deficiti është rritur me 22.6 për qind krahasuar me ribalancin e parë dhe nevojitet për të financuar masat.TS