Buxheti në kulturë për vitin 2021 zvoglohet për 10%

Buxheti për kulturën për vitin 2021 është 53 milion euro dhe 15.5 milion euro janë ndarë për projekte me interes kombëtar. Buxheti për kulturën në raport me të gjithë buxhetin e shtetit është 1.23 % dhe krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar me 10 %,” tha Ministrja e Kulturës Irena Stefoska. Ajo gjithashtu tha se zvogëlimi I buxhetit  është rezultat i pandemisë dhe buxheti është parashikuar në përputhje me krizën shëndetësore.
“Fondet për kulturën janë prerë, por ato janë shkurtuar në të gjitha ministritë, sepse për momentin po përballemi me një sfidë shëndetësore, kapërcimi më i shpejtë i të cilit është në interes të të gjithë qytetarëve. Në periudhën e kaluar të krizës së koronës, departamenti i kulturës ka fituar më shumë përvoja.”, tha Irena Stefoska, Ministre e Kulturës.
Stefoska theksoi se më shumë fonde me projekt-buxhetin për vitin 2021 janë ndarë për pagat në kulturë, dhe mjetet janë alokuar për mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve kombëtare mbi 30 vjeç, softuer dhe pajisje për funksionimin modern të institucionit, si dhe programin e ri për mbrojtja e trashëgimisë kulturore për të cilën janë ndarë 12 milion denarë.
Marketing