Buxheti për vitin 2019 para deputetëve -paga më të larta dhe deficit më të ulët

Shkallë më të lartë të rritjes ekonomike, standard më të mirë jetësor i popullatës, sundimi i së drejtës, nivel më të lartë të drejtësisë sociale dhe anëtarësimi në BE dhe NATO janë qëllimet kyçe të Propozim-buxhetit për vitin 2019. Këtë e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski duke shpjeguar propozim buxhetin e plotësuar para deputetëve në Kuvend, i cili theksoi se Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 është vërtetimi më i mirë se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë.

Marketing

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 228,5 miliardë denarë. Deficiti i buxhetit do të jetë 17,7 miliardë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind nga BPV.

Ministri Tevdovski theksoi se kjo paraqet ulje të deficitit për gjysmë miliardë denarë, gjegjësisht prej 2,7 për qind në vitin 2018 dhe kjo, sipas tij më së miri e pasqyron përcaktimin e Qeverisë për konsolidim të përshkallëzuar fiskal, që do të arrihet përmes kontrollit të rreptë dhe disiplinës së rreptë buxhetore gjatë uljes së shpenzimeve më pak produktive, me sigurimin në të njëjtën kohë të pagave më të larta dhe mbështetje më e madhe e ekonomisë vendore, si dhe mjete për nivel më të lartë të drejtësisë sociale.
“Ne jemi të bindur se kjo qasje në linjë të fundit do të sigurojë përmirësimin e performancave ekonomike dhe standardit jetësor. Njëkohësisht, ulja e deficitit buxhetor paraqet vërtetim më të mirë për punë ekonomike dhe me përgjegjësi, e jo shkatërruese me paratë e popullit siç ishte praktikë në të kaluarën”, tha Tevdovski.

Ministri theksoi se të ardhurat tatimore për vitin 2019 janë planifikuar në vlerë prej 121,9 miliardë denarë, duke përfshirë edhe efektin e pritur nga vendosja e tatimimit të drejtë prej rreth 1,5 miliardë denarë. “Kjo masë ndërmerret me qëllim që ulet pabarazia në të ardhura në Maqedoni, e cila është për momentin në mesin e më të lartave në Evropë, si dhe me qëllim që të sigurohen mjete buxhetore shtesë për investime në shërbime publike dhe infrastrukturë”, tha ministri i Financave.

Kontributet sociale si të ardhura burimore të fondeve për sigurim shëndetësor dhe pensional dhe të Agjencisë për Punësim janë planifikuar në vlerë prej 62,3 miliardë denarë. Këto pritje, siç tha ministri, i përfshin edhe reformat për stabilizim të përshkallëzuar të sistemit pensional dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tij.

Shpenzimet totale janë planifikuar në 228.5 miliardë denarë dhe janë në funksion të përmbushjes së rregullt dhe me kohë të të gjitha detyrimeve ligjore, mbështetjes së ekonomisë së vendit, përshpejtimit të projekteve të infrastrukturës, si dhe intensifikimit të proceseve integruese për në BE dhe në NATO.

“Shpenzimet aktuale për vitin 2019 janë planifikuar në shumën prej 202.6 miliardë denarësh, të destinuara për pagimin e rregullt të pagave të punonjësve në sektorin publik dhe rritjen e tyre në tremujorin e fundit të vitit 2019 me 5 për qind, pagesën në kohë dhe të rregullt të pensioneve, dhe përfitime të tjera sociale, pagesa e subvencioneve në bujqësi, si dhe rritja e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Tevdovski.

Për pagesën e pagave parashikohen 28,4 miliardë denarë , ku përfshihen rritja e parashikuar e pagave me 5 për qind për punonjësit përdorues të buxhetit në tremujorin e fundit të vitit. Për mallra dhe shërbime 19.6 miliardë, të cilat do të sigurojnë pagesën e rregullt dhe shlyerjen e detyrimeve të përdoruesve të buxhetit, ku përfshihen fonde në rritje për programet shëndetësore, që është mbështetur edhe duke siguruar fonde për trajtim falas në spital për disa kategori të prekshme, rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes për përafrim me standardet e NATO-s dhe sigurimin e fondeve për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Transfertat aktuale dhe subvencionet në vitin 2019 janë planifikuar në nivelin prej 145.4 miliardë denarësh, duke iu referuar transfertave sociale, pagesave të pensioneve, kompensimit të papunësisë, zbatimit të politikave aktive dhe masave për punësim janë planifikuar 1,1 miliardë denarë, për kujdes shëndetësor 30.2 miliard, ku parashikohen rritje të pagave për punonjësit shëndetësorë dhe specialistët, për përfitime sociale 10.3 miliardë, ku përfshihet reforma e plotë për mbrojtje sociale duke futur të ardhura minimale të garantuara, pensione sociale, kompensim për arsim dhe fëmijë, subvencione në bujqësi …

Ministri Tevdovski njoftoi se se përveç mbulimit të deficitit, vitin e ardhshëm do të ketë edhe 16.5 miliardë denarë për shlyerjen e borxheve të vjetra, kështu që nevojat totale të financimit në vitin 2019 arrijnë në 34.2 miliardë denarë. Këto fonde, tha ai, do të sigurohen nëpërmjet një kombinimi të huamarrjes jashtë vendit dhe tregut të letrave me vlerë të qeverive vendore.

Me këtë rast theksoi se huamarrja jashtë vendit mund të realizohet përmes tërheqjes së mejteve nga kredi të volitshme nga institucione të huaja financiare të dedikuara për financimin e projekteve të ndara, si dhe përmes huas për financim buxhetor të garantuar nga Banka Botërore. Më tej, me huamarrja në tregun vendor të letrave shtetërore me vlerë do të sigurohet financim shtesë nën kusht të volitshme, duke i shfrytëzuar shkallët e ulëta historike të interesit dhe interesin e lartë të investitorëve.

Tevdovski theksoi se borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë më 30 shtator të vitit 2018 ishte 4,3 miliardë euro, gjegjësisht 40,3 për qind nga BPV, ndërsa borxhi publik arrin 5,1 miliardë euro, gjegjësisht 48,2 për qind nga BPV dhe shtoi se tek borxhi nuk ka shumë ndryshime në tre tremujoret e para në vitin 2018, gjegjësisht lidhur me fundin e vitit 2017, borxhi shtetëror është më i lartë për 0,8 për qind pikë nga BPV, ndërsa borxhi publik për 0,4 për qind pikë.

“Udhëheqja e politikës efikase, ekonomike dhe transparente fiskale, nuk do të thotë vetëm deficit të ulët dhe në rënie, por edhe investim i parave publike për përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve. Pikërisht këtë e arritëm me Propozim-buxhetin për vitin 2019. Ai parasheh tatimim të duhur dhe masa për stabilizim të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, gjatë investimit në të njëjtën kohë në të gjitha sektorët kyçe të shoqërisë, intensifikim të procesit të integrimit në NATO, me buxhet dukshëm më të lartë për mbrojtje dhe paga më të larta për të punësuarit, paga më të larta për mjekët specialistë dhe për tërë personelin mjekësor, paga më të larta në arsim dhe kopshte, sistem të plotë të reformuar të mbrojtjes sociale me të ardhura minimale të garantuara, pension social dhe arsim dhe kompensim për fëmijë, nivel më të lartë historik të mjeteve për masa aktive për punësim dhe për mbështetje dhe nxitje të investimeve; rritje të pagave të të punësuarve në administratën publike, si dhe plan ambicioz por real të investimeve publike në infrastrukturë”, tha ministri dhe u bëri thirrje deputetëve që në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze të inkuadrohen drejt procesit të sjelljes së buxhetit.

Duke folur për realizimin e buxhetit për sivjet përmendi se në konkludim me nëntorin e vitit 2018, realizimi i të ardhurave dhe derdhjet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në përgjithësi është në kuadër të pritjeve, ndërsa pagesat e shpenzimeve realizohen rregullisht dhe në kohë.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, të ardhura e përgjithshme buxhetore realizohen në vlerë prej 169,4 miliardë denarë dhe janë më të larta për 5,6 për qind lidhur me periudhën e njëjtë të vitit parapral, fillimisht si rezultat i pagesës së përmirësuar të të ardhurave nga tatimet dhe kontributet. Shpenzimet në këtë periudhë janë realizuar në vlerë prej 178,9 miliardë denarë dhe janë për 3,6 për qind më të larta lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën janar-nëntor të vitit 2018, është realizuar deficit i Buxhetit të RM-së në vlerë prej 9,5 miliardë denarë, që paraqet 1,4 për qind nga BPV-ja. Deficiti është për 2,8 miliardë denarë më i ulët nga deficiti i realizuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, theksoi Tevdovski.
Pas fjalimit të ministrit të Financave, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë për deputetët për ta shqyrtuar ekspozenë.

Debati për Propozim-buxhetin shtesë në pajtim me Rregulloren kuvendore zgjatë pesë ditë.

Marketing