Buzëqesh Pirlo, lajme të mira para ndeshjes me Interin

Andrea Pirlo mund të jetë i lumtur me lajmet e fundit të stafit mjekësor të Juventus.

Juventus do të ndeshet me Interin në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A, dhe pavarësisht se më parë u tha se do të ketë problem me lëndimet dhe mungesat, tani disa lajme të mira në kampin “Bianconeri”.

Marketing

Sipas “SportMediaset.com”, Federico Chiesa dhe Weston McKennie janë stërvitur, por ndaras nga ekipi i parë. Progresi i tyre është më i mirë sesa ishte menduar fillimisht dhe sipas artikullit, trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, mund ti ketë ata të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Sipas zërave të fundit edhe testimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar negative dhe pritet të paraqiten të dielen, por duhet t’ju nënshtrohen edhe një testi paraprak për të qenë të sigurt.

Kjo do të thotë se Pirlo, mund të ketë në dispozicion katër futbollistë në derbin ndaj Interit. Në mbrojtje pritet të jenë dyshja, Chiellini dhe Demiral.

Marketing