Byroja e Arsimit: Dëftesat do të ndahen në fund të gushtit

Dëftesat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të ndahen në fund të muajit gusht.

Marketing

Byroja për Arsim ka informuar shkollat se dëftesat do të dorëzohen në gusht, ndërsa për kohën dhe datën e saktë, nxënësit do të njoftohen nga kujdestarët e klasave.

“Duke marrë parasysh se shkollat në kushte të këtilla nuk mund të organizojnë ngjarje për ndarjen e dëftesave, ju njoftojmë se këtë vit mësimor dëftesat do t’u ndahen deri në fund të këtij viti”, thonë nga Byroja për Arsim.

Kreu i SASHK, Jakim Nedellkov dit më pare ka deklaruar se bëhet fjalë për problem në nivel shtetërorë, pasi nuk është realizuar procedura e tenderimit, se kush do t’i shtypë dëftesat.

Marketing