Bytyçi kritik ndaj minishengenit: Pse Rama rehabiliton Serbinë në opinionin ndërkombëtar? (VIDEO)

Analisti, Enver Bytyçi e kundërshton hapur nismën për minishengenin ballkanik. I ftuar në RTV Ora, ai shprehet se nisma nuk i ka rrënjët as në BE dhe as SHBA, por është një tentativë e Beogradit për të rikthyer ish-Jugosllavinë.

Marketing

Në këtë drejtim, ai është tejet kritik ndaj Ramës.”Nisma e Shengenit Ballkanik nuk i ka rrënjët as në BE dhe as në ShBA. Lë jashtë tre shtete. Ftesa Ministrit të Jashtëm të Kosovës i ka shkuar sot, është mekanizëm i qëllimshëm, në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht. Pse qeveria e shqiptare dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të rehabilitojë Serbinë në opinionin ndërkombëtar dhe duhet ti japë akses Serbisë që ajo të marrë përsëri lidershipin në rajon ndërkohë që është krejt e panevojshme. Cila është shtysa që detyron qeverinë shqiptare dhe kryeministrin tonë të ndihmojë Beogradin që të paraqitet përpara botës si një shtet dhe vend shumë human, bashkëpunues, integrues me të cilin nuk mund të rivihen në dukje të gjithë ato luftra që kreu para dy dekadave. Nuk i takon Shqipërisë të luajë këtë rol në Ballkan, për shkak se Kosova është viktima e fundit dhe viktima më e madhe e Serbisë gjatë luftrave që u bënë në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar. Asnjë politikani në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi nuk i takon ti bëjë lëshime kaq serioze Serbisë pa u zgjidh konflikti shqiptaro-serb, pa kërkuar ndjesë Serbia për krimet që ka bërë në Kosovë”, theksoi Bytyçi.

Marketing