Bytyqi: E diela ditë jo pune për arritje të barazisë sociale dhe mbrojtje e të drejtave të punëtorëve

Në seancën e sotme të Këshillit social-ekonomik është shqyrtuar draft-teksti për zgjidhjen ligjore për “të dielën si ditë jo pune”. Dialogu trepalësh e konfirmoi qëllimin e Qeverisë – e diela të shpallet si ditë jo pune, gjegjësisht sipas asaj që sot u soll si konkluzion, teksti duhet të lexojë: “e diela është ditë për pushim javor”, kumtuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Marketing

“Për funksionim normal të shtetit fakt është se do të ketë mundësi që disa punëdhënës. subjekte juridike të punojnë por vetëm në disa veprimtari dhe atë vetëm ato punëdhënës të cilët do të mund të tregojnë se proceset teknologjike-prodhuese nuk guxojnë të ndërpriten (do të thotë jo të gjithë punëdhënësit në ato veprimtari të caktuara!). Punëdhënësit tjerë (edhe ato punëdhënës proceset e të cilëve teknologjike-prodhuese mund të ndërpriten në veprimtaritë e përmendura ndërsa edhe të gjithë punëdhënësit në veprimtaritë të cilat nuk janë cituar në përjashtimet) nuk guxojnë të punojnë”, kumtuan nga kabineti i Bytyqit.

Në rast se e shkelin ligjin dhe punojnë të dielën, Bytyqi theksoi se atëherë do të vijojë masë ndëshkuese rrigoroze përkatëse.

Për punëtorët në veprimtaritë të cilët do të përkasin nën përjashtimet, punëdhënësit do të duhet t’ua paguajnë punën të dielën sipas ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive dhe do të duhet të caktojnë një ditë tjerë e cila do të jetë ditë për pushim javor.

“E diela, ditë jo pune” si pjesë e programit të kësaj Qeverie është prioritet dhe pjesë e politikave të cilat do të sjellin deri te barazia e rritur sociale dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Bytyqit.

Marketing