Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e bëra në kohë krize, në bazë të kontratave që nënshkruan me Qeverinë.

Marketing

Në bazë të Ligjit për përkrahje financiare të investimeve këtë vit janë nënshkruar marrëveshje të reja me 38 kompani dhe 10 anekse të kontratave në vlerë prej 53.4 milionë euro, kumtoi sot në konferencë për shtyp zv/kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi i cili shoqërohej edhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing