Çair, administrata komunale punëson studenten e dalluar Alda Beqiri

Pas mbarimit të mësimit praktik, studentja e dalluar Alda Beqiri punësohet në Komunën e Çairit

Marketing

Pas një muaji mësim praktik të realizuar në Komunën e Çairit që studentëve u mundësoi vëzhgimin e aplikimit të njohurive të akumuluara teorike në praktikë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me mentorin e tyre Mr.Sc. Driton Kuçin ndanë vërtetimet për realizimin me sukses të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm të të studiuarit cilësor. Me këtë përcillet qartë porosia se dyert e Komunës së Çairit janë gjithmonë të hapura për të ndihmuar studentët në rrugën drejt majave të larta akademike.

Aq sa mësimi praktik ju shërben studentëve, po aq i njëjti proces është i dobishëm edhe për institucionin. Kreu i Komunës së Çairit, poashtu njoftoi se studentja e dalluar Alda Beqiri punësohet në Komunën e Çairit, hap ky që bëhet për të vazhduar procesin e punësimit të të rinjve të dëshmuar në procesin e studimit dhe ngritjen e nivelit të kualitetit të organizimit kadrovik.

Suksese të shumta studentëve tanë! Ardhmëria e shëndoshë e kombit m’varet nga ju!