Çair, projekti PARKING ZONA TË SIGURTA FAMILJARE

Kryetari i Komunës së Çairit dhe nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) Visar Ganiu pjesë e promovimit të projektit “PARKING ZONA TË SIGURTA FAMILJARE”

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e transportit dhe lidhjeve, BNJVL-ja, Fakulteti për siguri dhe Klinika Universitare e gjinekologjisë dhe akusherisë do të synojnë të rrisin sigurinë në trafik të grave shtatzëna dhe ngasësve të automjeteve që transportojnë fëmijë deri në moshën 3 vjeçare. Me ndryshimin e Rregullores që do ta imponojë ky projekt, do të mundësohen vende të veçanta parkimi që do të jenë të rezervuara për gratë shtatzëna dhe ngasësit e automjeteve që transportojnë fëmijë nën moshën tre vjeçare, duke vendosur tabela adekuate, ndërsa automjetet e këtyre kategorive të qytetarëve do të shënohen me etiketa.

Poashtu, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, kreu i Çairit Ganiu njoftoi qytetarët e Komunës së Çairit se përveç zbatimit të këtij projekti, së shpejti do të vendosen dy parking zona të montuara njëkatëshe – në Çairçankë dhe në Rrugën e Plastikave që do të rrisin kapacitetet aktuale të parkimit, do të ndërtohet një garazhë në kate në hapësirën pas Klinikës Shëndetësore të Bit Pazarit dhe do të implementohet projekti për komunikacion njëkahësh në lagjen Çair i Vjetër.

Marketing