Inspektorati i Komunës së Çairit, vazhdon të bëjë lirimin e hapësirave publike në disa pjesë të komunës me aksionin e largimit të rrethojave të drurit dhe të metalit, shtyllave të metalit dhe të betonit koranë të vendosura dhe objektet tjera të ndërtuara brenda në hapësirat e rrethuara të sipërfaqeve të gjelbërta të uzurpuara, pajisje urbane jo në rregull të vendosura, pauer elemente dhe të tjera.

Puna e inspektorëve komunal do të jetë e përhershme deri në lirimin e plotë të hapësirave publike në Komunën e Çairit të cilët do të kenë edhe mbështetjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe nga punëtorët sezonal të Komunës së Çairit.

Dje liruam edhe një hapësirë publike në rrugën 157 përskaj bulevardit “Nikolla Karev” në lagjen e Gazi Babës.