Çair, vendosen shtylla mbrojtëse reflektuese përgjatë korsive për biçikleta

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se tani e tutje lëvizja me biçikletë  përgjatë  rrugës Kemal Sejfulla po bëhet më e sigurtë me vendosjen e shtyllave mbrojtëse reflektuese përgjatë korsive për biçikleta, proces që realizohet nga ana e Qytetit të Shkupit.
‘Procesi i instalimit të këtyre shtyllave në periudhën e ardhshme do të vazhdojë nga rruga Brigada e Dytë Maqedonase deri në bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”. Përdor biçikletën, është më ekonomike dhe më e shëndetshme!- thotë Ganiu
Marketing