Çairi, Gazi Baba, Saraji dhe Aerodromi, vatra të virusit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1. Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të fundit janë bërë gjithsej 702 testime, prej të cilave 365 në kuadër të skriningut. Ministri Venko Filipçe, tha se tani fokusi është të zbulohen bartësit asimptomatik të virusit.

Marketing

‘Me këtë do të kemi një pamje më të qartë për gjendjen me virusin. Konsiderojmë se hyjmë në fazë të re, ku duhet të piketohen qytetarët asimtomatik, të pavetëdijshëm se kanë pasur kontakt me të infektuar. ”-pohoi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 47 vjeçar nga Tetova, ndërsa 9 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve. Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 1921 persona me COVID 19. Në 10 ditët e fundit vatër e virusit Korona janë Çairi me 61 raste, Gazi Baba me 84 raste, Saraji me 41, Aerodromi më 98 raste, Karposhi me 70 dhe Buteli me 34 raste të të prekurve nga COVID 19.