Çairi hyri në NATO (FOTO)

Ndërmarja Publike “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup në bashkpunim me Komunën e Çairit, në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Paqës, promovoi parkun më të ri në Dizhon me një sipërfaqe prej 5860 metra katrorë.

Marketing

Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” në teren ka sjell kreativitetin më të ri në Shkup e ajo është simboli i NATO-së i krijuar me lule mu në mes të Çairit.

Një kreativitet i ri do prezantohet para ambasadorëve të vendeve të huaj, Ministrit të Ekologjisë, Sadulla Durakit, kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtorit të të ndërmarrjes Ardijan Muça.

Me këtë Çairi tani po mbulohet me gjelbërim në çdo anë.